Mladen Zhizhoviç: Fitore e merituar, nga tani mendojmë për ndeshjen ndaj Vardarit! 

Shkupi në kuadër të javës së 12-të, shënoi fitore  3-0 ndaj Rabotniçkit. Pas ndeshjes, komentin e tij e ka dhënë trajneri i Shkupit, Mladen Zhizhoviç. 

“Mendoj se golin e parë e shënuam me shujë fat, por në përgjithësi pasi që hapëm ndeshjen, shkuam në drejtim të cilën edhe dëshironim dhe më pas shënuam edhe dy gola dhe kishim edhe disa kundërsulme ku mendoj se kemi mundur të bëjmë edhe më shumë. Por në përgjithësi mendoj se është fitore e merituar me 3-0, ishim shumë më të mirë e sidomos në pjesën e dytë. Mendoj se lojtarët luajtën një pjesë maestrale dhe për këtë do të kenë si shpërblim dy ditë të lira. Na vjen një ndeshje shumë e rëndësishme për ne, ajo kundër Vardarit për të cilën që tani fillojmë punën, ndërsa këtë ndeshje tash më e harrojmë. Edhe pse jemi në vendin e parë, ne nuk mendojmë fare në rezultatet e ekipeve kundërshtare. Duke marrë parasysh se djemtë kanë dhënë një angazhim shumë të madh, duke marrë parasysh se ishim pas në tabelë dhe kjo është shpërblim për futbollistët dhe shtytje për ta që të punojnë edhe më shumë për të marrë rezultate edhe më të mira”, ka thënë Mladen Zhizhoviç. 

Ndeshjen e radhës Shkupi e luan në fundjavë kundër ekipit të Vardarit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close