Ylli argjentinas ka shokuar botën e futbollit me dëshirën e tij për t’u larguar nga ‘Camp Nou’ këtë verë.

Babai i tij, gjatë ditës së sotme është parë në Barcelonë, për të diskutuar me drejtuesit e klubit, për situatën e të birit.
Por, nëse një largim i tillë ndodh, Messi nuk ka mundësi të kalojë te Real Madrid.
“Nuk mendoj se ai do të vijë te Real Madrid”, ka deklaruar Kroos, kur u pyet nëse një transferim shokues mund të ndodh, përcjell lajmi.net.
“Do ta përjashtoja atë kategorikisht. Nuk mendoj se dikush në futboll do të mund ta imagjinonte Barcelonën pa Messin”.
“Nëse ai do të largohet ka të ngjarë të jetë Pep Guardiola dhe Manchester City, por nuk është diçka domosdoshmërisht keq për ne”.
“Të qenit larg Barcelonës vazhdimisht, do të thotë se ata nuk kanë një armë të plotë”./Lajmi.net/

