Mediat serbe paraljmërojnë Crzena Zvezdën, kini kujdes me Young Boys luajnë dy kosovarë!

Të mërkurën, më 4 tetor, në orën 21:00 në stadiumin e “Rajko Mitic” të Beogradit, lojtarët e Yllit të Kuq do të presin zviceranët e Young Boys në xhiron e dytë të Champions League për fazën e grupeve.

Një ndeshje shumë e rëndësishme për kampionët e Serbisë, një ndeshje që mund të sjellë fitoren e parë për klubin dhe gëzim të madh për bardhekuqtë në kompeticionin elitar të këtij viti. Por duhet pasur kujdes, klubi nga Zvicra nuk duhet nënvlerësuar, sepse është një ekip i fuqishëm, me disa individë të mëdhenj.

Për sa i përket çështjeve jofutbollistike, Crvena Zvezda duhet të jetë jashtëzakonisht e kujdesshme. Në radhët e Young Boys luajnë dy futbollistë nga Kosova. Kastriot Imeri për të cilin nuk dihet nëse do të jetë në këtë ndeshje në Beograd, sepse është i dëntuar dhe, Donat Rudhani , i lindur në Kamenicë dhe me tetë ndeshje me prëfaqësuesen e Republikës së Kosovës, pothuajse me siguri do të jetë në protokoll.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close