Skuadra e Arsenalit ka shënuar fitore në ndeshjen e parafundit të Premier League, ndaj Newcastle Unitedit me shifrat minimale 1:0.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi mesfushori anglez, Declan Rice.
Me këtë fitore, Arsenali ka sigurar vendin e dytë në Premier League për sezonin 2024/25.
“Topçinjtë” kanë grumbulluar 71 pikë, plus edhe një ndeshje për të luajtur, duke e “blinduar” pozitën e dytë.
Kurse Newcastle United është në pozitën e tretë me 66 pikë aq sa ka Chelsea dhe Aston Villa.

