Mauricio Pochettino ”fluturon pak”: Ne mund ta fitojmë Kupën e Botës 2026! 

Sapo u emërua trajner i Shteteve të Bashkuara, Mauricio Pochettino tregoi shpejt ambiciet e tij këtë të premte.

Sipas argjentinasit, kombëtarja amerikane do të jetë në gjendje të luajë rolet kryesore gjatë Botërorit të ardhshëm të organizuar në 2026 përtej Atlantikut, me Meksikën dhe Kanadanë (11 qershor-19 korrik).

“Duhet të besojmë se mund të fitojmë,- siguroi argjentinasi. – Jo vetëm një ndeshje, por Kupa e Botës. Ne duam që lojtarët të vijnë në ditën e parë duke menduar mirë”,- shtoi ish-trajneri i Chelsea dhe PSG.

Pochettino u emërua të martën nga Federata Amerikane (US Soccer) për të pasuar Gregg Berhalter, i shkarkuar në korrik pas eliminimit në fazën e grupeve të Copa America.

Shtetet e Bashkuara aktualisht janë në vendin e 16-të në renditjen e FIFA-s. Ata kanë fituar vetëm një nga shtatë ndeshjet e fundit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close