Maqedonia sonte kundër Kampionëve të Europës

Maqedonia e Veriut do të përballet sonte me Italinë në një ndeshje për eliminatoret e Kampionatit Europian 2024. Të përzgjedhurit e seleksionuesit Bllagoja Milevski janë përpara një sfide jashtëzakonisht të vështirë kur përballë vetes kanë kampionët e Europës në fuqi. Por, që nuk është mission i pamundur, Maqedonia e ka treguar edhe më herët. Humbjen e fundit në Palermo, Italia do ta mbaj mend gjatë kohë, për faktin se Maqedonia e eliminoi në fazën e play of-it për Botërorin e Katarit. Përfaqësuesja e vendit bëri përgatitjet e fundit mbrëmë, me Milevskin që pritet të nxjerrë më të mirën kundër Italisë.

Nga ana tjetër Italia në Shkup vjen me ndryshime, ku në pankinë ka seleksionuesin e ri Luciano Spalletin, i cili në këtë post e zëvendeson Roberto Mancinin që u largua. Italia për ndeshjen e sotme me Maqedoninë nuk do ti ketë në dispozicion Federico Chiesa dhe Lorenzo Pellegrinin.

Një fakt tjetër interesant është se seleksionuesi i ri i Italisë do të ketë kundërshtarë ish futbollistin e tij që e kishte te Napoli, Elif Elmasin. Këtë të fundit në konferencën e mbrëmshme, Spalleti tha se e ka si djalin e tij dhe se sonte do të ketë shumë emocione në takimin e tyre, por do të jetë ndryshe në fushë.

Ndeshja ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Italisë do të zhvillohet sonte në arenën “Todor Proeski”, duke nisur nga ora 20:45. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close