Maqedonia merr një pikë të vlefshme në Gent, barazon me Belgjikën 

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut ka marrë një pikë shumë të vlefshme në Gent, duke barazuar pa gola me Belgjikën në duelin për eliminatoret e Kampionatit Botëror 2026. 

Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, por me dominim të plotë të belgëve që mbajtën nën presion futbollistët e Maqedonisë me shumë raste të krijuara pranë portërs së Stole Dimitrievskit. 

Pjesa e dytë gjithashtu vazhdoi shumë presion ndaj Maqedonisë, me De Brujne, Doku e Openda që kishin shumë raste të mira, por të përzgjedhurit e seleksionuesit Bllagoja Milevski arritën që të mbrohen mirë, duke ia dalur deri në fund që të mbyllet ndeshja me barazim 0:0. 

Maqedonia pas këtij barazimi, vazhdon të mbajë kreun e renditjes me 12 pikë, një më shumë se Belgjika dhe dy më shumë se Uellsi. 

Ndeshjen e radhës në kuadër të eliminatoreve, Maqedonia e luan ndaj Kazakistanit të hënën në Shkup. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close