Luis Enrique: Unë jam përfaqësuesi më i madh i stilit të Barçës, madje më shumë se Xavi

Trajneri i Paris Saint-Germain, Luis Enrique, i cili këtë të mërkurë do të përballet me ish-skuadrën e tij, Barcelona-n në çerekfinalet e Champions League, tha për mediet në prag të këtij takimi se ndjen një dobësi për “blaugranat”, por shtoi se profesioni vjen i pari.

“Unë kam një marrëdhënie dashurie me Barçën, por profesioni është i pari. Unë me të vërtetë dua të jem në lartësinë e sfidës”-tha spanjolli.

I pyetur se kush e përfaqëson më mirë stilin e Barçës, ai apo Xavi, tekniku i PSG-së theksoi se ai vetë është mbi të gjithë: “Unë jam përfaqësuesi më i madh i stilit të Barçës”.

Ndërsa sa i përket fitores së Champions League, Luis Enrique shtoi se mundet ta arrijnë, por shtoi se rruga është ende e gjatë.

“Idetë e mia dhe të klubit shkojnë në të njëjtin drejtim. Mund ta fitojmë, por rruga është ende shumë e gjatë. Jam ambicioz dhe i emocionuar”-deklaroi trajneri i PSG-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close