LPFMV, Shkupi fiton Pelisterin në Çair

Skuadra e Shkupit ka marrë fitore përballë Pelisterit me rezultat 1:0 në ndeshjen e vlefshme për xhiron e katërt në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut. Golin e vetëm dhe të fitores për Shkupin e realizoi Derboe Dambo në minutën e 88-të për ti dhënë tre pikë të reja bardhekaltërve dhe të merituara. Skuadra e Muharem Bajramit ishte më dominuese në terren, ndërsa në pjesën e parë humbën edhe penallti, kur Besar Iseni nuk ishte i saktë nga pika e bardhë. Për Shkupin kjo ishte fitorja e tretë në sezonin e ri garues 2020/21.

Ndërkohë nesër në program janë edhe dy ndeshje në kuadër të xhiros së katërt, kur nga ora 16:30 do të zhvillohen Shkëndija-Boreci dhe Sileksi-Renova./Sportmania/ 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close