Lista e Barcelonës për ndeshjen ndaj Newcastle, Yamal mungon përsëri 

Barcelona do të nis nesër rrugëtimin e saj në Ligën e Kampionëve.

Ata do të luajnë si mysafir në stadiumin “St.James Park”, ndaj Newcastle Unitedit, ku do të përballen pas 22 vitesh në këtë stadium.

Barcelona, publikoi listën për këtë ndeshje dhe padyshim vërehet mungesa e yllit të tyre, Lamine Yamal.

Yamal, mungoi edhe në ndeshjen ndaj Valencias pas disa shqetësimeve që kishte pasur në javën që lamë pas.

Kujtojmë se kjo ndeshje do të zhvillohet nesër, në orën 21:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close