Bayerni i Mynihut në finalen e Superkupës së Europës ndaj Seviljes mund të ketë hendikep sulmuesin kryesor, Robert Levandovskin. Ajo që raporton prestigjiozja “Bild” dhe që mori vëmendjen ishte mungesa e Levandovskit në stërvitje për përgatitjet ndaj Seviljes. Polaku pësoi një goditje në këmbën e tij të majtë gjatë ndeshjes kundër Shallkes, para se të gjente golin. Gjatë ndeshjes ai nuk ndjeu dhimbje, por duket se situata është komplikuar më vonë. Çështja mbetet pezull dhe mbetet të shihet se a do të jetë i gatshëm Levandovski të luaj ndaj Seviljes. Takimi final për Superkupën e Europës ndërmjet Bayernit dhe Seviljes do të zhvillohet të enjten mbrëma në “Puskas Arena” të Budapestit, duke nisur nga ora 21:00.


