Ditë më parë, është konfirmuar se palët kanë arritur marrëveshje, por që sot (e shtunë), Leeds United ka zyrtarizuar marrëveshjen.

“Leeds United janë të kënaqur të ju njoftojnë për nënshkrimin e Rodirgo nga Valencia për një shumë rekorde për klubin”, thuhet në njoftim, përcjell lajmi.net.
Rodirgo, i cili mund të luaj si anësor dhe sulmues, ka kompletuar testet mjekësore dhe ka nënshkruar kontratë katër vjeçare me Leeds United.
29 vjeçari, ka qenë pjesë e Celta Vigos dhe Real Madridit gjatë viteve rinore, ndërsa te Valencia ishte që nga viti 2015, ku në 141 paraqitje ka shënuar 35 gola./Lajmi.net/

