KF Arsimi fiton në Ohër, nesër derbi Bashkimi – Makedonija Gj.P 

Pasditën e kësaj të shtune në program ishin shtatë ndeshje në kuadër të xhiros së dytë në Ligën e Dytë të futbollit të Maqedonisë së Veriut. 

Arsimi i Çegranit mori një fitore të madhe në Ohër, duke triumfuar me rezultatin 4:2 ndaj FC Ohrid. Albin Ramadani ishte heroi në këtë takim, duke shënuar tre gola i vetëm, teksa një gol realizoi edhe Argjent Gafuri. Me këtë fitore Arsimi mban kreun e tabelës pas dy xhirove të luajtura me gjashtë pikë, po aq sa ka edhe Bregallnica e Shtipit që renditet e dyta dhe që sot triumfoi ndaj Novacit me rezultat 2:1. 

Në ndeshjet tjera të luajtura sot, Pobeda fitoi 5:0 ndaj Borecit, Kozhufi e mundi FC Vardarskin me shifra 3:1, Sasa u mund nga Detoniti me rezultat 0:2, ndërsa në dy duelet tjera nuk kishte fitues, me Osogovo – Skopje që përfundoi 1:1 dhe Vardar Negotino – Bellasica u mbyll me barazim 2:2. 

Nesër pritet të luhet derbi në Kumanovë, aty ku Bashkimi do të përballet me Makedonija Gjorçe Petrovin. Ky takim do të luhet nga ora 16:00. /Sportmania/ 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close