Sky Sport Italia pretendon se Justin Kluivert është lojtari i katërt i Romës që testoi pozitiv për COVID-19. Giallorossi sapo kanë filluar stërvitjet para sezonit, që do të thotë se kanë kryer teste për koronavirus,

Rezultatet nuk kanë qenë aq të mira, sepse Kluivert bëhet lojtari i katërt në skuadër që teston pozitiv.
Para tij pozitiv dolën edhe Antonio Mirante, Carles Perez dhe Bruno Peres.
21-vjeçari holandez u bashkua me Romën në 2018 dhe bëri 31 paraqitje konkurruese sezonin e kaluar.
Ai kontribuoi me shtatë gola dhe dy asistime.

