Sporti italian është suspenduar në tërësi, duke bërë që asnjë ndeshje të mos zhvillohet deri në kohë të pacaktuar.

Lidhur me situatën me koronavirusin ka folur edhe Papu Gomez, kapiteni i Atalanta, për të cilin tashmë gjithçka duket si film horror.
“Askush nuk është në rrugë. Tifozët duhet respektojnë rregullat. Gjërat e vetme që janë hapur janë supermarketet, por mund të porosisni nga interneti dhe ata transportojnë çdo gjë në shtëpinë tënde” ka thënë Gomez për ‘Radio Club 94.7”, transmeton lajmi.net.
“Nuk është askush në rrugë, është sikur në filma horror. Nuk po e ekzagjeroj” ka shtuar kapiteni i Atalanta.
Në qytetin e Bergamos deri më tani janë 400 raste të shënuara me këtë virus. Thuajse secili është në panik. /Lajmi.net/

