Kampioni Angel Di Maria zgjat kontratën me Benfica deri në vitin 2025

Angel Di Maria (36 vjeç) zgjat aventurën me Benfikën. Klubi, nënkampion i Portugalisë, zyrtarizoi zgjatjen njëvjeçare këtë të mërkurë. Kontrata e sulmuesit argjentinas do të përfundojë në qershor 2025.

Di Maria do të fillojë sezonin e tij të pestë me Benfikën, ku ai luajti nga 2007 deri në 2010, përpara se të rikthehej në 2023, pas periudhave me Real Madrid, Manchester United, Paris SG dhe Juventus.

“Jam i lumtur që do të qëndroj te Benfica edhe një vit” për të “vazhduar të fitoj tituj”, ka thënë kampioni argjentinas i botës në faqen e internetit të klubit të Lisbonës.

Autor i një sezoni të plotë me Benfikën (17 gola, 13 asistime në 48 ndeshje në të gjitha garat), anësori argjentinas njoftoi në fund të korrikut se po hiqte dorë nga përfundimi i karrierës në Argjentinë, te Rosario Central për shkak të kërcënimeve që kishte marrë ndaj tij dhe të afërmve të tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close