Skuadra e Shkëndijës ka rinovuar kontratën me mesfushorin Kamer Qaka.

30 vjeçari do të vazhdojë të mbetet pjesë e kuqezinjëve tetovar edhe në të ardhmen, me palët që kanë zgjatur bashkëpunimin edhe për 1 vit. Me këtë rinovim, Qaka pritet të kompletojë 4 vite e gjysmë me fanellën kuqezi, duke qenë një nga mesfushorët më konstantë dhe të vlerësuar nga stafi dhe tifozët e kësaj skuadre.
Gjatë qëndrimit të tij në Tetovë, ai ka fituar dy tituj kampion me Shkëndijën në vitin 2021 dhe 2025. Kamer Qaka para ardhjes te Shkëndija ka pasur një karrierë në kampionatet europiane, ku më shumë ka luajtur në Norvegji, Rumani dhe një përiudhë edhe në Hungari.

