Sky Sport Italia thotë se Juventus ka kontaktuar Edinson Cavanin pas vështirësive në bisedimet me Luis Suarez dhe Edin Dzeko.

Do të ishte një transferim befasues për reprezentuesin e Uruguait, i cili është agjent i lirë pas përfundimit të kontratës me PSG-në.
Ish sulmuesi i Palermos dhe Napolit ka qenë afër një marrëveshje me Benfican, skuadër e cila u tërhoq duke e konsideruar të lartë pagën e sulmuesit.
Njëjtë sikurse Luis Suarez, edhe Edinson Cavani është në moshë të njëjtë, 33 vjeç.
Derisa Luis Suarez ka nevojë të negociojë largimin nga Barcelona, Cavani veç është i lirë, dhe transferimi i tij do të ishte më i lehtë./Lajmi.net/

