Jeton Beqiri poston largimin nga Arabia Saudite, pritet zyrtarizimi te Shkëndija 

Konfirmimi i Jeton Beqirit në bankinën e Shkëndijës së Tetovës është çështje kohe. Trajneri së fundmi në insta story ka postuar dy fotografi ku konfirmohet largimi i tij nga Arabia Saudite.

Faleminderit Al Jabalain, Hail, Saudi Arabia” e shoqëruar me një fotografi të një aeroplani tregon se tetovari ka mbyllur me kërkesë të tij bashkëpunimin me skuadrën Al Jabalain ku kishte rolin e drejtorit të akademisë dhe jo vetëm, ndërsa më vonë një tjetër postim pasi aeroplani ka fluturuar shihet qyteti i Riadit si destinacioni fundit prej ku Beqiri i jep fund qëndrimit në Arabinë Saudite, në llogari të një rikthimit te Shkëndija e Tetovës.

Trajneri tashmë gjendet në Tetovë dhe nëse gjërat shkojnë sipas paralajmërimeve, së shpejti pritet zyrtarizimi i tij në bankinën e Shkëndijës. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close