Futbollisti tetovar Izair Emini është larguar nga Drita e Gjilanit. Skuadra e Dritës përmes një komunikate, ka bërë të ditur se me sulmuesin nga Maqedonia e Veriut i kanë ndarë rrugët me marrëveshje të dyanshme.

Njoftimi i Drita FC, pa ndërhyrje:
Faleminderit IZO
Izair Emini nga sot nuk do te jete me pjese e klubi tone.
Pas nje takimi ne mes te kryesise se klubit dhe lojtarit, me marreveshje te dyanshme jane dakorduar qe te ndajne rrugen e bashkepunimit.
Iza, nje vite me pare erdhi nga ekipi i Shkendies se Tetoves ku qe ne vitin e pare me ekipin bardh e kalter arriti te shpallet kampion, gjithashtu Iza kishte kontratë edhe per nje vit me ne por qe pas diskutimeve u vendos qe te ndahen rruget miqesisht.
Klubi jone i eshte mirënjohës dhe falenderon shume Izair Eminin per kontributin e jashtezakonshem ne klub duke i deshiruar shume suksese ne vazhdim te karrieres.
Paq fat IZO KAMPION!

