Itali fitoi me rezultatin 2-1 ndaj Venezuelës në miqësoren e parë të muajit mars. Axurrët, që janë edhe kundërshtari i Shqipërisë në Europian, nuk shkëlqyen në ndeshjen e zhvilluar në Amerikë. Dyshja që bëri diferencën ishte Gianluigi Donnarumma dhe Mateo Retegui.

Portieri shpëtoi një penallti kur rezultati ishte ende 0-0, ndërsa sulmuesi nga krahu tjetër, zhvilloi një ndeshje prej një “bomber” të vërtetë pasi nuk fali në dy rastet që u shfaq në zonë duke i dhuruar fitoren të kaltërve.
Me pjesën tjetër të sulmuesve që nuk po shkëlqejnë, Retegui hedh kandidaturën për të qenë pikërisht ai numri nëntë i Luciano Spallettit në Euro 2024.
Pas dy ditësh, Italia do të zbresë sërish në fushë dhe do të përballet edhe njëherë tjetër me një kundërshtar nga Amerika-Latine, siç është Ekuadori.

