Isnik Alimi rikthehet me gol në Rumani, shënon në fitoren e Sepsit (VIDEO)

Reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut, Isnik Alimi pas dy ndeshjeve me ekipin përfaqësues të Maqedonisë së Veriut, është rikthyer me gol në kampionatin elitar të Rumanisë. 

Mesfushori shqiptar ka gjetur golin në fitoren 3:0 të Sepsit ndaj Botoshanit të luajtur në kuadër të xhiros së 9-të në Superligën rumune. 

Alimi gjeti golin e dytë të sfidës, kur shënoi nga penalltia në minutën e 63-të.

Më herët Debeljuh realizoi, teksa golin e fundit dhe qe vulosi shifrat e këtij takimi e gjeti Oberlin në të 87-tën. 

Skuadra e Isnik Alimit, Sepsi pas kësaj fitore renditet në pozitën e 8-të me 11 pikë të tubuara. /Sportmania/ 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close