Merkato e janarit pritet të jetë shumë aktive për ekipet tona elitare të cilat pritet të kenë goxha lëvizje të drejtim të tentimit për tu përforcuar.

Voska Sport nuk është përjashtim dhe te skuadra nga Ohri priten aktivizime të reja. Burime të portalit Sportmania mësojnë se drejtuesit e Voskës janë në bisedime të avansuara me mesfushorin ofenziv, Andre Menselao. 33 vjeçari vite më parë ishte pjesë e Shkëndijës së Tetovës, prej ku kaloi në Armeni te Pyunik. Ethnikos i Qipros ishte stacioni i radhës, derisa sezonin e fundit ishte pjesë e West Armenia ku në 17 paraqitje shënoi 4 gola dhe dhuroi 4 asiste.
Pritet të shihet nëse bisedimet do të mbyllen me sukses dhe fantazistin brazilian ta shohim sërish në kampionatin e Maqedonisë.

