Braziliani Serxhinjo karrierën e tij do ta vazhdojë në Turqi, te skuadra e Giresunspor, që garon në ligën e dytë turke.

25-vjeçari Serzhinjo pjesë e futbollit elitar në vend ishte që nga viti 2017-të, duke veshur fanellën e dy skuadrave shkupjane, Rabotniçkit dhe FC Shkupit.
Te këta të fundit luajti për dy vite të plota, duke u shndërruar shumë shpejtë në një ndër futbollistët kryesor të skuadrës nga Çairi, me të cilën edicionin e kaluar në 22 ndeshje shënoi 7 gola.
Ndryshe me FC Shkupin, Serzhinjo ka zhvilluar gjithsej 57 ndeshje, duke realizuar 14 gola, ndërkohë me “romantikët” kishte zhvilluar 25 ndeshje, duke qenë autorë i 5 golave. Kujtojmë Serzhinjo gjatë karrierës së tij kishte luajtur gjithashtu edhe në Shqipëri me Skënderbeun dhe Laçin, ndërsa në Kosovë kishte qenë pjesë e Hajvalisë.

