Hudson-Odoi flet për herë të parë pas prekjes nga koronavirusi: Ky është mesazhi i tij

Chelsea përmes një komunikate, në orët e para të mëngjesit të ditës së premte, ka konfirmuar se lojtari i tyre, Callum Hudson-Odoi, është prekur nga koronavirusi.

19 vjeçari përmes një video në rrjetet sociale, ka konfirmuar se gjendja e tij shëndetësore është mirë, është duke u rikuperuar dhe po ndjek sugjerimet që i janë dhënë.

“Përshendetje, ashtu siç e dini tashmë disa ditë kam qenë i infektuar nga virusi dhe tani jam rikuperuar, jam duke i ndjekur sugjerimet dhe e kam izoluar veten nga takimet me të tjerët për një javë. Shpresoj të shihemi së shpejti dhe uroj të kthehemi shpejtë në fushën e lojës. Kujdesuni për veten”, thënë Hudson-Odoi në mesazhin e tij.

Kujtojmë se në Premierligë me koronavirus është prekur edhe trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close