Hamza Ramani: Ndaj Vardarit për fitore, qëllimi mbetet dy tituj në Çair!

Nesër rikthehet elita e futbollit vendor me ndeshjet e xhiros së 25-të në program.

Kjo xhiro do të hapet nesër me duelin Shkupi – Vardari që do të përballen për derbin e kryeqytetit. Takimi ndërmjet dy rivalëve të vjetër do të zhvillohet në stadiumin e Çairit, me tifozët shqiptar që kanë paralajmëruar spektakël si gjithë herave tjera kur përballen me Vardarin. 

Para kësaj sfide nga tabori i skuadrës nga Çairi ka folur mesfushori, Hamza Ramani. 

“Ndeshja ndaj Vardarit është me rëndësi të madhe për ne, duke ditur faktin se kishim një periudhë të vështirë me disa barazime. Të shtunën kthehemi në fushën tonë dhe me shumë përkushtim e punë për të marrë rezultate më të mira. Ne duelin kundër Vardarit me përkrahjen nga ana e “Shvercerave”, fitorja nuk do të mungon, duke ditur se qëllimi ynë mbetet i njëjtë, i duam dy titujt në Çair. Sigurisht se asgjë nuk është e lehtë, mirëpo me përkushtim dhe me punë në grup, do të arrijmë objektivat e dëshiruara”, është shprehur Ramani.

Shkupi – Vardari luhet nesër nga ora 15:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close