Lista e skuadrave që mund të nënshkruajnë realisht me Messin është shumë e shkurtër, por Manchester City shquhet për shumë arsye.

Është ish trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, që po tundon Messin të shkëputet dhe t’i ribashkohet atij te Manchester City.
Sipas El Chiringuito, Guardiola u vërejt në Barcelonë natën e kaluar dhe është futur në bisedime me Messin dhe ish klubin e tij.
Në anën tjetër, Josep Maria Bartomeu nuk po pranon takim me Messin, duke thënë se takimi i vetëm mes tyre, do të ishte ai për vazhdimin e kontratës./Lajmi.net/

