Sot, në Nion të Zvicrës, u hodh shorti i fazës së grupeve të Liga Evropës, ku marrin pjesë 48 skuadra, të shpërndara në 12 grupe me nga 4 ekipe.

Kështu Napoli i Elif Elmasit u shortua në grupin F, teksa do do të ketë përballë Rijekën e Darko Vellkovskit, Real Sosiedadin dhe AZ Alkmarin. Ndërkohë Arijan Ademi me Dinamo Zagrebin u shortua në grupin ‘K’ ku do të ketë përballë CSKA-në e Moskës, Fejnordin dhe Volfsbergerin. Short i lehtë për Arsenalin, pasi për rival do të ketë Rapidin e Vienës, Molden dhe Dundalkun, ndërsa Milani që u kualifikua me shumë fat në fazën e grupeve u shortua në grupin H, ku duhet të bëjë llogaritë me Selltikun, Spartën e Pragës dhe Lilin. Sezoni i ri në Liga Evropa do të nisë më 22 tetor, ndërsa finalja e madhe do të luhet në “Energa Stadium” në Gdansk të Polonisë. Ndryshe Romelu Lukaku pas paraqitjeve pozitive me Interin u shpall lojtari më i Liga Evropës për sezonin 2019/2020.



