Griezmann falënderon Durant dhe Coutinhon për numrin 7 te Barcelona

Pak minuta më parë, Barcelona ka zbuluar një video ku akter ishte edhe ylli i NBA, Kevin Durant.

Durant zbuloi fanellën e re të Barcelonës me numrin 7, ku figuronte emri Griezmann.

Pas kësaj video, francezi ka reaguar në ‘Twitter’ ku ka falënderuar Durantin dhe Philippe Coutinhon, ky i fundit që deri tani kishte fanellën 7 te Barca.

“Faleminderit Kevin Durant. Një nder për mua që të vesh fanellën me numrin 7 te Barcelona”, ka shkruar Griezmann, transmeton lajmi.net.

“Do të doja të falënderoja edhe Philippe Coutinho, i cili përveç se është lojtar i madh, është edhe shok i mirë”, shtoi francezi.

Griezmann kështu do të jetë ‘7’ i ri te Barcelona. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close