Gafa e portierit të Xhironës po bënë xhiron e botës

Lojtarët e Paris Sen Zhermenit kanë arritur të fitojnë mbrëmë në hapjen e sezonit të ri të Ligës së Kampionëve, pasi mposhtën Xhironën 1:0 në shtëpi.

Kryeqytetasit dominuan “Parkun e Princave” për të gjithë 90 minutat, por nuk gjetën dot rrugën drejt rrjetës dhe Xhirona u dorëzua në një mënyrë tejet të dhimbshme dhe në momentet e fundit mbeti pa pikë në vizitën më të vështirë që do të kenë në fazën e parë të garës elitare.

Më meritor për fitoren e PSZH-së është portieri i Xhironës, Paulo Gazaniga, i cili i dhuroi një gol me një gabim të pabesueshëm mikpritësit.

Në minutën e 90-të, Nuno Mendes depërtoi nga krahu i majtë dhe harkoi drejt për Gazaniga dhe topi kaloi nëpër këmbët e portierit të Gironas dhe përfundoi në rrjetë.

Kështu PSZH arriti në tre pikë dhe Gazzaniga është objekt talljeje në rrjetet sociale dhe për fatkeqësinë e tij do të flitet gjatë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close