Futbollisti i njohur nga Serie A rezulton pozitiv për COVID-19

Andrea Petagna mezi priste të fillonte aventurën e tij në Napoli.

I transferuar në janar, ai pritej t’i bashkohej klubit në ditët e ardhshme.

Por, nuk do të jetë kështu.

Napoli ka njoftuar se ish futbollisti i Spal ka rezultuar pozitiv për koronavirus, transmeton lajmi.net.

“Andrea Petagna ka rezultuar pozitiv për COVID-19 pas ekzaminimeve mjekësore pas konfirmimit të virusit tek vëllai i tij.

Petagna, asimptomatik, ka filluar periudhën e karantinimit në shtëpi, në përfundim të së cilit, pasi të dalë negativ në test, do t’i bashkohet ekipit”, thuhet në njoftimin e Napolit. /Lajmi.net/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close