FFM pyet: Trabzon a jeni të gatshëm për Bardhin? 

Dje reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut, Enis Bardhi zyrtarisht iu bashkua kampionëve të Turqisë, Trabzonsporin. Në këtë mënyrë rritet numri i futbollistëve nga Maqedonia e Veriut që luajnë në Superligën turke. Kujtojmë që para disa javëve Ezgjan Alioski u transferua te Fenerbahçe, ndërsa prej më herët pjesë e Superligës turke janë edhe Besir Guxhufi, Luka Stankovski dhe Kosta Manev.

Për këtë shkak Superliga turke do të ndiqet me vëmendje të veçantë nga Federata e Futbollit të Maqedonisë, ndërsa kjo e fundit nëpërmjet rrjetit social facebook i ka dërguar një porosi Trabzonsporit.

Nga FFM kanë pyetur: Trabzon a jeni të gatshëm për Bardhin?

https://www.facebook.com/145132128853637/posts/pfbid0WGENoQjZ3SWzwjaB9D27FLnELar4dMPCPUevNk8RQUB2TnBUAyMQw2tTSYBHieJPl/?app=fbl

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close