Enis Bardhi nga Trabzonspori në Championship të Anglisë?

Ekipi i Cardiff-it që garon në Championship në Angli, është i interesuar për kapitenin e Maqedonisë së Veriut, Enis Bardhin. 

Bardhi ka gjasa që të largohet nga Trabzonspori gjatë këtij dimri, pasi që raportohet se ai është futur në listën e transferimeve nga klubi turk.

Trajneri i Cardiff-it është turku Erol Bulut. Bardhi pritet të shkojë në Cardiff në formë huazimi deri në fund të sezonit. Largimi i Bardhit është përfolur disa herë gjatë muajve të fundit.  I interesuari i fundit ishte edhe Union Berlin, i cili drejtohet nga ish-trajneri i tij Nenad Bjelica.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close