Elif Elmas do të ketë trajner të ri, Garcia afër shkarkimit nga Napoli

Napoli është duke e menduar seriozisht shkarkimin e Rudy Garcias. Humbja e radhës ndaj Fiorentinës duket se nuk do të kapërdihet lehtë nga presidenti De Laurentis. 

Presidenti e ka takuar mëngjesin e sotëm trajnerin francez ku është diskutuar për ecurinë negative të skuadrës. Mediat italiane raportojnë se shkarkimi është opsioni i parë i presidentit. 

Antonio Conte, Igor Tudor dhe Marco Giampaolo janë tre emrat që po përmenden si zëvëndësues të mundshëm të Garcias në rast të shkarkimit të tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close