Ekskluzive: Suhejl Muharemi mbetet në futbollin vendor, afër zyrtarizimi me Rabotniçkin

Portali Sportmania mëson ekskluzivisht se sulmuesi Suhejl Muharemi do të vazhdojë të mbetet pjesë e futbollit vendor, pasi ka arritur marrëveshje me Rabotniçkin e Shkupit.

Muharemi dhe drejtuesit e klubit nga kryeqyteti kanë gjetur gjuhë të përbashkët për bashkëpunim, ndërsa në ditët në vijim pritet zyrtarizimi i marrëveshjes mes palëve. 

Sulmuesi vendor ka një eksperiencë të konsiderueshme në futbollin e Maqedonisë së Veriut, duke qenë pjesë e disa skuadrave të njohura gjatë karrierës së tij. Ai ka luajtur më herët për Renovën, Shkupin, Strugën, Feronikelin dhe Skenderbeun. 

Së fundmi, Muharemi ishte pjesë e skuadrës së Shkupit. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close