EKSKLUZIVE | Armin Besagiç i bashkohet Arsimit të Çegranit!

Sportmania mëson ekskluzivisht se mesfushori boshnjak Armin Besagiç është lojtari më i ri që do të shfaqet në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut.

Bëhet fjalë për një mesfushor 26-vjeçar me profil defanziv, që gjithashtu mund të mbulojë edhe pozitën e mbrojtësit qendror, falë fizikut të fortë dhe leximit të mirë të lojës.

Besagiç ka bërë karrierë në futbollin boshnjak, malazez dhe hungarez, duke veshur fanellat e disa skuadrave të njohura në këto vende dhe duke grumbulluar përvojë solide në nivele të ndryshme kompetitive. Angazhimi i tij shihet si një përforcim me peshë për boshtin e mesfushës.

Detajet e marrëveshjes janë finalizuar dhe pritet prezantimi zyrtar nga klubi i tij i ri së shpejti.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close