Edon Zhegrova drejt kalimit te Fenerbahçe?

Reprezentuesi i Kosovës, Edon Zhegrova me shumë gjasa do të largohet nga Lili këtë merkato dhe mund të përfundojë në Superligën e Turqisë te Fenerbahçe.

Sipas disa mediave turke, skuadra e drejtuar nga Hose Murinjo është më e interesuar për të siguruar shërbimet e Zhegrovës. Ylli kosovar ka spikatur me lojën e tij gjatë sezonit të fundit, duke u bërë një ndër lojtarët kyç te Lili.

Përveç Fenerbahçes, Napoli dhe Atalanta janë dy skuadrat tjera nga Seria A që kanë shprehur interesim për Zhegrovën. Klubi francez kërkon rreth 25 milionë euro për kartonin e Zhegrovës, ndërsa Fenerbahçe raportohet se po përgatit një ofertë fillestare prej 20 milionë eurosh.

Negociatat mes palëve pritet të vazhdojnë dhe e ardhmja e Zhegrovës me shumë gjasa do të vendoset këtë verë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close