Shtyrja e ndeshjes kundër Bolonjës që do të shtyjë deri të martën pezullimet e Teo Hernandez dhe Reijnders, dy mungesa tepër të rëndësishme për Milanin.

Megjithatë lajmet e këqija nuk mbarojnë këtu. Kundër Napolit “Djallit” do të duhet të bëjë edhe pa Mateo Gabian. Mbrojtësi pësoi një tendosje muskulore në stërvitjen e mëngjesit të djeshëm dhe nuk do të jetë në dispozicion për ndeshjen që do të luhet nesër në “San Siro” kundër kryesuesve të Serisë A. Ai i italianit (një nga më të mirët në muajin e fundit) i shtohet lëndimeve të Tami Abrahamit dhe Joviçit. Anglezi, edhe pse nuk ka dëmtim konkret, ndjen ende dhimbje prej traumës në shpatull të pësuar kundër Udinezes, teksa serbi edhe dje është stërvitur veçmas për shkak të problematikës me muskujt e fundit të barkut. I vetmi që mund t’ia dalë, të paktën për në stol është Davide Kalabri i cili prej të enjtes është pjesë e grupit në stërvitje të rregullt.
ZGJEDHJET PËR NDESHJE Duke marrë për bazë raportimet e fundit nga “Milanello” Çau dhe Pavloviç priten si titullarët e mundshëm për ndeshjen e së martës në mbrëmje në “San Siro”, teksa në korsi do të luajnë Rojal dhe Terraçiano. Në këto kushte, Musah dhe Çik do t’i shtojnë muskuj mesfushës kuqezi e cila do të përbëhej nga amerikani dhe Fofana përpara mbrojtjes, teksa anglezi do të jetë fantazist pas shpinës së Moratës.
Zgjidhja e një reparti të mesëm fizik mund të shihet si mënyrë për të ndihmuar mbrojtën e për t’i bërë ballë qarkullimi të dendur të Napolit në mesfushë. Ndërkohë, në korsi është edhe dilema e madhe me Pulisiçin në njërën anë dhe Leao që duelon për një fanellë titullari në të majtë. Portugezi duhet të fitojë balotazhin, por duke parë ndeshjet e fundit mund të ketë surpriza. Në stol do të jetë përsëri Kamarda. 17-vjeçari është e vetmja alternativë për Moratën në një rol që në të kaluarën, ndonëse pa shumë sukses, është mbuluar nga Okafor.

