Dyshimet për koronavirus, një tjetër skuadër e Premierligës izolon lojtarët

Deri te ky vendim, Everton ka ardhur pasi është raportuar se një lojtar i ekipit të parë ka pasur simptoma të koronavirusit.

“Everton mund të konfirmojë, si masë paraprake, se e gjithë skuadra e parë dhe stafi stërvitës janë në një periudhë të izolimit pas këshillave mjekësore”, thuhet në njoftimin e Everton, përcjell lajmi.net.

“Ky hap është ndërmarrë pasi një lojtar i ekipit të parë është raportuar me simptoma që janë në përputhje me koronavirusin. Klubi është në kontakt të rregullt me lojtarin në fjalë dhe po monitoron miqëqenien e të gjithë lojtarëve dhe stafit”./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close