Një emër që po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendje në futbollin belg është ai i Erjon Saliit, talentit 19-vjeçar me origjinë nga Kumanova, i cili aktivizohet te skuadra U21 e Beverenit.

Mesfushori ofensiv, i cili mund të luajë edhe në të dy krahët e sulmit, zhvilloi një sezon mbresëlënës në U21 Pro League, elitën belge për futbollistët e rinj. Salii e mbylli kampionatin me 15 gola të shënuar, duke u renditur si golashënuesi i dytë më i mirë i ligës.

Me teknikën, lëvizshmërinë dhe instinktin për gol, 19-vjeçari po konfirmohet si një nga talentët shqiptarë më premtues që po zhvillohet në futbollin belg.
Paraqitjet e tij të mira pritet t’i hapin rrugën drejt ekipit të parë të Beverenit, ndërsa ai shihet edhe si një futbollist me potencial për të qenë pjesë e së ardhmes së përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut.
Një sezon për t’u mbajtur mend dhe një emër që ia vlen të ndiqet në vitet që vijnë.

