De Jong ka zbuluar se Messi është akoma pjesë e bisedave të skuadrës, që zhvillohen në një grup në WhatsApp.

“Messi është akoma pjesë e bisedës së lojtarëve në WhatsApp. Shpresoj që ai të vazhdoj me ne, por nuk është diçka që varet nga unë”, ka deklaruar De Jong.
“Unë nuk jam personi që duhet të flas me Messin për ta bindur atë për ndonjë gjë”.
Lionel Messi të martën e javës së kaluar, ka paraqitur një kërkesë për t’u larguar nga Barcelona, dhe Manchester City mbetet skuadra kryesore për të realizuar transferimin më të madh në histori të futbollit.

