‘Djajtë e Kuq’ kanë qenë të lidhur prej kohësh me reprezentuesin e ri anglez, por nuk kanë arritur të përmbushin kërkesën e Borussia Dortmundit.

Në anën tjetër, Sancho thuhet se ka vendosur të nënshkruajë kontratë të re me Borussia Dortmundin.
Me ndërprerjen e bisedimeve për Sanchon, Manchester United ka kthyer sytë ka alternativat e tjera. Douglas Costa është një prej tyre, por lëndimet e shpeshta të brazilianit, po bëjnë që ‘Djajtë e Kuq’ të jenë hezitues.
Një opsion tjetër i Manchester United është edhe David Brooks i Bournemouth, i cili vlerësohet 50 milionë euro, por që mund të arrihet për një çmim më të ulët, pas rënies së kësaj skuadre në Championship./Lajmi.net/

