Kepa shpeshherë përfundoi në bankë këtë edicion, duke u zëvendësuar nga Willy Caballero.

Cech – i cili luajti 11 vjet te Chelsea, duke fituar katër tituj të Premierligës dhe një Ligë të Kampionëve – e kupton që Kepa dështoi në sezonin e fundit, por këmbëngul që klubi të ruajë besimin se ai do të jetë një portier i klasit të lartë në të ardhmen.
“Kepa vuajti sezonin e kaluar, kjo është e padiskutueshme”, tha Cech – tani një këshilltar teknik dhe i performancës në Chelsea – për Sport.cz.
“Por klubi investoi në të dhe i dha atij një kontratë afatgjatë sepse ata besojnë se ai ka cilësitë dhe atributet për të qenë i suksesshëm”.
“Shtesa do të bëhen në skuadër, mbase edhe një portier, dhe kjo është ajo që po diskutohet tani”.
“Por askush nuk heq dorë nga Kepa dhe të gjithë shpresojmë se ai ka një të ardhme të shkëlqyeshme”, vazhdoi ish-portieri çek. /Lajmi.net/

