Trajneri argjentinas, Marcelo Bielsa, ka konfirmuar se do të jetë pjesë e skuadrës së Leeds United.

Negociatat për kontratën e trajnerit kanë vazhduar tash e sa kohë, kurse së fundmi ai ka thënë se gjithçka është zgjidhur.
“Do të punojë edhe sezonin tjetër me Leeds United”, ka konfirmuar Bielsa në një konferencë për shtyp, transmeton lajmi.net.
“Gjithçka është zgjidhur tashmë dhe është definitive që unë do të jem këtu këtë sezon, por sikur në secilat negociata, asgjë nuk është e kryer deri sa të kryhet’, shtoi trajneri.
Bielsa ka arritur të sigurojë shërbimet e disa lojtarëve të shkëlqyer, si ai i Rodrigo që bëri bujën më të madhe. /Lajmi.net/

