Struga Trim Lum është mysafirë i Shkupit në Çair për ndeshjen e xhiros së 9-të në Ligën e Parë të futbollit në Maqedoninë e Veriut. Kampionët kundër nënkampionëve do të përballen nesër për herë të parë në sezonin e ri, ndërsa nga tabori i struganëve para kësaj sfide shumë të rëndësishme ka folur, Besart Ibraimi.

“Është një derbi, një ndeshje ku besoj se do të vendosin detaje të vogla. E respektojmë Shkupin, mirëpo gjithsesi se në këtë ndeshje shkojmë për të nxjerrë një rezultat pozitiv. Si çdo sulmues, ashtu edhe unë në çdo ndeshje kërkojmë të shënojmë, mirëpo sinqerisht kjo ka pak rëndësi, e rëndësishme është që t’ia arrijmë qëllimin në fund, të marrim fitoren pa marrë parasysh se kush shënon”, shprehet Besart Ibraimi.
Ndeshja Shkupi – Struga luhet nesër në stadiumin e Çairit, duke nisur nga ora 14:00.

