Ish-lojtari i Skënderbeut, Bernard Berisha që tashmë luan me Ahmat Groznyn në Rusi, ishte më i kritikuari për shkak të mënyrës se si zgjodhi të festonte golin e shënuar dje për Kosovë ndaj Greqisë.

Sot, ai ka postuar një foto në rrjetet sociale ku shfaqet në shtrat me fanellën e kombëtares kosovare, si dhe nënën e tij.
“Mirëmëngjes Kosovë! Mami të dua shumë”, shkruan ai duke emocionuar ndjekësit në rrjetet sociale, dhe duke dhënë mesazhin se ajo që ndodhi dje mbetet pjesë e së kaluarës.



