Berat Gjimshiti drejt Katarit, Atalanta gjen zëvendësuesin e shqiptarit

Mbrojtësin e Kombëtares së Shqipërisë, Berat Gjimshitin e duan në Katar te skuadra Al-Rajan. Arabët kanë gati një kontratë 3-vjeçare për 31-vjeçarin nga Lugina, duke i ofruar dyfishin e pagës sezonale që përfiton tek Atalanta. Një propozim që e tundon jo pak Gjimshitin, ndërkohë që fituesit e Liga Europës kërkojnë rreth 15 milionë euro për kartonin e tij. Në rast nëse mbrojtësi shqiptar vendos të pranojë milionat nga Katari, atëherë klubi nga Bergamo e ka gati zëvendësuesin. Bëhet fjalë për Kevin Danson, 25-vjeçarin e përfaqësueses austriake që aktivizohet në elitën franceze me Lensin. Rreth 25 milionë euro duan francezët për kartonin e Dansos, ndërkohë që oferta e Atalantës shkon deri në 20 mln euro. Bisedimet mes palëve vazhdojnë, teksa drejtuesit zikaltër mbetën në pritje të vendimit që do të marrë Gjimshiti.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close