Benjamin Imeri paralajmëron mega spektakël në Gostivar!

Bokseri nga Gradeci i Gostivarit, Benjamin Imeri, me rekord perfekt prej 12 fitoreve në po aq meçe, ka paralajmëruar organizimin e një mega eventi boksi në qytetin e Gostivarit në verën e vitit 2026.

I mbështetur nga familja Tairi dhe kompania Global Immobilien, “The Bomber” synon të sjellë një mbrëmje unike me ndeshje ndërkombëtare, ku kryesorja do të jetë për titujt më të mëdhenj botërorë.

Në thirrjen e tij publike, Imeri shkruan:

Unë, Benjamin Imeri, kampion bote për të rinjtë në WBA, për herë të parë do të zhvilloj një ndeshje në vendlindjen time, në Gostivar, duke e përfshirë edhe Vrapçishtin në këtë ngjarje të madhe. Ky event do të sjellë shumë ndeshje ndërkombëtare, ndërsa kryesorja do të jetë për dy titujt më të mëdhenj botërorë.

Për këtë projekt historik i drejtohem me respekt kryetarit të Komunës së Gostivarit dhe kryetarit të Vrapçishtit, që me mbështetjen tuaj ta bëjmë këtë ngjarje realitet dhe krenari për qytetin, fshatin dhe gjithë rajonin tonë.”

Nëse gjithçka shkon sipas planit, Gostivari pritet të kthehet në qendër të vëmendjes së sportit në mbarë rajonin në korrik 2026.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close