Bayern i vendos një çmim ‘astronomik’ Kimmich për të larguar interesimin e Barcelonës

Bayern Munich i ka vendosur një çmim prej 70-80 milionë euro kartonit të Joshua Kimmich, sipas raportimit nga mediumi prestigjioz gjerman Kicker.

Kimmich tani është 29-vjeçar dhe verën e ardhshme mbush 30 vjet, gjë që të bë ntë mendosh se përse Barcelona apo një klub tjetër do të paguanin më shumë se 50 milionë për nënshkrimin e tij.

Me sa duket Bayern ka vendosur që të rrisë çmimin e mesfushorit  pasi nuk e kanë për qëllim që ta lejojnë largimin e tij në verë.

Reprezentuesi gjerman ishte njëri nga kërkesat e Xavit për transferime verën e kaluar, por Deco kishte refuzuar idenë e transferimit të tij për shkak të situatës financiare të klubit.

Kimmich ka pasur një periudhë të vështirë nën drejtimin e Thomas Tuchel, sidoqoftë ai ka arritur që të dhurojë disa paraqitje shumë të mira, duke bërë tetë asistime dhe duke shënuar një gol pas 31 ndeshjeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close