Drejtuesit e skuadrës së Bashkimit e kanë seriozisht. Në merkato e kanë nisur punën më herët se sa shumë klube tjera.

“Sportmania” mëson se i radhës që do ta vesh fanellën zi – gjelbër është David Manasievski. 23 vjeçari sezonin e fundit ishte pjesë e Tikveshit, teksa në sezonin e ri do të luaj për Bashkimin.
Mesfushori ka gjetur gjuhë të përbashkët me drejtuesit e Bashkimit dhe transferohet në Kumanovë për të ndihmuar ekipin shqiptar që rikthehet të luaj në Ligën e Parë pas shumë viteve.
Manasievski më herët ka luajtur edhe për Sileksin. /Sportmania/

